Tuesday, September 10, 2013

Samsung zbulon risinë e re


Harrojini smartfonët dhe tabletat e vjetër të mërzitshëm. Orët “smart” po krijojnë trendin më të fundit të nxehtë të teknologjisë dhe Samsung do të hidhet në treg me “Galaxy Gear”.
Ora e re “Gear” nuk është një telefon. Përkundrazi, ajo lidhet me smartfonët Samsung Galaxy apo tabletët, për t’i bërë të ditur përdoruesve se kur u vjen një telefonatë, mesazh i shkruar apo e-mail.
Njëri prej shefave ekzekutivë të Samsung, J.K. Shin, zbuloi orën e re “smart” në konferencën teknologjike IFA për konsumatorët, të mbajtur të mërkurën në Berlin, dhe tha se “Gear” do të mund të shitet online në 140 vende, duke nisur nga 25 shtatori.
SHBA-të dhe Japonia nuk do të mund të përfitojnë nga kjo risi e tregut të teknologjisë, pa ardhur muaji tetor.
Shin zbuloi orën e tij personale “Gear”, e cila përfshinte një ekran 1,63 inch si çdo orë elektronike tjetër, por që vendoset mbi një sistem operimi Android të Google-it. Ora do të jetë e disponueshme në disa ngjyra, nga e zeza në bezhë, por edhe portokalli e fortë.


Via Fishmedia

0 comments:

Post a Comment