Monday, September 16, 2013

Çfarë duhet të bëjë para se të kaloj në iOS 7


Jemi afër datës zyrtare të lansimit të iOS 7 të cilën Apple do ta lansoj me 18 Shtator në ora 19:00.Gjithë ata që kanë planifikuar të bëjnë përditësim (update) në këtë iOS ndiqni hapat më poshtë

Hapi 1: Shiko nëse iPaisja juaj është kompatibiliti
iOS 7 funksionon tek këto iPaisje:
iPhone 5S, iPhone 5C, iPhone 5, iPhone 4S, iPhone 4
iPod touch 5th gen
iPad 4, iPad 3, iPad 2, iPad mini

Hapi 2: Keni iOS 7 të instaluar

Po : Bëni downgrade nga beta version 1,2,3,4,5,6,  në iOS 6.1.X ose kaloni në versionin Gold Master

Arsyeja : Pse duhet të bëjmë downgrade është se versionet beta kanë datë të caktuar që ju kalon.

Jo : Rrini në iOS 6.1.X dhe pas lasnimit të iOS 7  me 18 Shtator pas orës 19:00 vetëm shkoni tek Setting>General>Software Update dhe e instaloni iOS 7 (OTA)

Hapi 3: Transferoni fotot dhe videot në kompjuterin tuaj :

1.Hapeni My Computer
2.Klikoni tek iPhone
3.Gjeni fotot dhe videot dhe transferoni në kompjuterin tuaj personal 

Hapi 4: Sigurohuni që të bëni Back Up në iTunes dhe iCloud

iTunes: Konektojeni iPaisjen tuaj dhe klikoni Back up

iCloud: Shko Settings > iCloud > Storage & Backup > Back Up Now

Mani mend para çdo përditësimi siguroheni që gjithmon të bëni back up

Hapi 5: Pasi ti keni ndjekur këto katër hapa ju jeni gati për PËRDITËSIM

Marrë nga iPhone-Alb

0 comments:

Post a Comment