Monday, September 9, 2013

Nexus 5 se shpejti pritet te dal ne treg


Dje gjatë ditës në internet janë publikuar disa pamje dhe shënime të cilat besohet se janë të gjeneratës së re të telefonit të Google, Nexus 5, i cili është koduar me numrin LG-D820.
Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Google për modelin e ri të Nexus 5, mirëpo disa thonë se e kanë parë telefonin e ri të LG dhe Google në ngjarjen e kësaj të fundit për lansimin e Android 4.4 KitKat.
Edhe në të kaluarën janë dhënë detaje të mundshme për Nexus 5 të LG, edhe pse së fundmi janë shtuar zërat të cilët thonë se modeli i ri i këtij telefoni do të prodhohet nga Motorola.
Ende nuk dihen karakteristikat e mundshme të Nexus 5, mirëpo besohet se telefoni i ri do të sjell procesorin Snapdragon 800, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.96 inç, lidhjen për Bluetooth, LTE, NFC, mbushësin pa tela, WiFi dhe versionin më të ri të Android, 4.4 KitKat.

Via Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment