Friday, September 13, 2013

Çka permban nje kartel grafike !?


Karta grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterave modern. Këto karta kanë në brendesi te tyre GPU-në (Graphic Processing Unit), ky i fundit është shume i ngjashëm me CPU por ndryshon në faktin që eshte i optimizuar në kryerjen e operacioneve matematike që janë mëse të zakonshme në manipulimin e grafikëve. Ky optimizim është diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.Nje element tjeter i rëndësishem i kartës grafike është memoria. GPU e përdor memorien për të ruajtur rezultatet e përkohshme që asaj i duhen për të kryer operacione në mënyre sa më eficente. Kjo memorie mund të përdoret edhe për qëllime të tjera si ruajtja e imazheve të cilat do të shfaqen së shpejti në monitor. Sasia dhe tipi i kësaj memorie është një faktor shumë i rëndësishëm. Karta grafike lidhet me monitorin nëpërmjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital në analog, i cili më pas shkon tek monitori, qoftë ky CRT apo LCD.
Prodhuesit më të rëndësishëm të kartave grafike në botë janë:
  • NVIDIA
  • ATI
  • INTEL
  • VIA

0 comments:

Post a Comment